“Vullkani” niset drejt Hënës, misioni i parë që prej Apollos, SHBA përgatitet të rikthejë njerëzit

Nga Rosalba Bejdo
8 Janar 2024, 16:26 | Teknologji

Gara për pushtimin e Hënës hyn në një fazë të re. Nga baza amerikane e Cape Canaveral, nisi misioni Cert-1, i cili për herë të parë synon të dërgojë në Hënë një anije kozmike të ndërtuar nga një kompani private. Bëhet fjalë për sondën Peregrine, e ndërtuar nga Astrobotic, por që është kontraktuar nga NASA për të mbajtur 5 instrumenta shkencorë.

Ato do të studiojnë sipërfaqen e hënës përpara nisjes së misioneve njerëzore më vonë gjatë dekadës. Nëse do të rezultojë i suksesshëm ky do të jetë misioni i parë amerikan në 51 vite, që prej Apollos në vitin1972, që kompleton një ulje të butë në Hënë.

Kemi dërguar shumë sonda në orbitë rreth hënës, por e kanë parë atë nga larg. Kjo do të jetë mundësia jonë e parë për t’u rikthyer dhe për të bërë matjet e nevojshme duke e prekur sipërfaqen e duke parë se çfarë ka atje vërtet”, thotë eksperti i NASA-s, Joel Kearns.

Peregrine është pjesë e një morie anijesh kozmike që do të përpiqen të pozicionohen në sipërfaqen hënore në 2024, në kuadër të gati 8 projekteve të ndryshëm, përfshirë nga Japonia dhe Kina. Anija Kozmike u lëshua nga platforma 41e e Space Force Station, me raketën e fuqishme vullkan, e cila po ashtu është ndërtuar nga një bashkëpunim privat i Boeing me Lockheed.

Zbarkimi i sondës në Hënë pritet të ndodhë më 23 shkurt. Ndërsa misioni Cert-1 fluturon drejt Hënës, anija kozmike japoneze Slim gjendet tashmë në orbitën hënore dhe më 19 janar duhet të ndodhë një zbarkim i paprecedentë i saktësisë së lartë në satelitin tonë natyror. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos