Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi, por pa firmë

Nga A2 CNN
19 Mars 2023, 08:21 | Kosova
Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi, por pa firmë

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre. Kështu tha Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

“Udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë u pajtuan për zbatimin e marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve mes tyre, të mbështetur nga BE-ja”, deklaroi Borrell pasi ndërmjetësoi një takim maratonë midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

“Kjo është një arritje e rëndësishme. Ajo që palët pranuan, është që marrëveshja dhe zbatimi i saj përmes Aneksit të bëhen pjesë integrale e rrugëve të tyre përkatëse drejt Bashkimit Evropian. Edhe pse palët vendosën të mos e nënshkruajnë zyrtarisht marrëveshjen, ato u pajtuan që të fillojnë zbatimin e saj sa më shpejt që të jetë e mundur. Është e qartë se të dyja palët do të kenë përfitim të madh nga kjo marrëveshje, sepse dialogu nuk është vetëm për Kosovën dhe Serbinë, por ka të bëjë me stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin e të gjithë rajonit”, tha kryediplomati i BE-së.

https://a2news.com/2023/03/19/kurti-kjo-marreveshje-eshte-njohje-defacto-nga-serbia/
https://a2news.com/2023/03/19/marreveshja-kosove-serbi-rama-te-shpresojme-qe-djalli-te-mos-fshihet-te-detajet/

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi