“Ballkani i Hapur”, Abazoviç: Të bëjmë një takim joformal në verë, koka duhet të na dhembë nëse shihemi si armiq

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2023, 14:50 | Aktualitet
“Ballkani i Hapur”, Abazoviç: Të bëjmë

Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive në Podgoricë, kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij malazez Dritan Dritan Abazoviç janë shprehur se “Ballkani i Hapur” është i domosdoshëm për të përshpejtuar procesin e Berlinit.

Gjatë fjalës së tij, Rama kërkoi që të mos kërkohej për asnjë “dorë të fshehtë” në nismën e Ballkanit të Hapur.

Mos shihni pas Ballkanit të Hapur as kinezë, as rusë, as marsianë e as gjermanë madje. Ballkani i Hapur është nismë e jona për të jetësuar, implementuar e zbatuar parimet dhe objektivat e procesit të Berlinit”, theksoi kreu i qeverisë.

Të njëjtin qëndrim mbajti edhe homologu i tij Abazović, i cili bëri po ashtu të ditur dëshirën për të mbajtur një takim joformal me liderët e rajonit në verë. Sipas, Abazovićit nuk janë nisma të tilla që duhet të shkaktojnë “dhimbje koke” në rajon. Përkundrazi, problem sipas tij do të ishte mungesa e komunikimit apo konsiderimi i njëri-tjetrit si armiq.

“Ka jetësuar Procesin e Berlinit. Mali i Zi e ka sjellë në qeveri dhe shpresoj ta ratifikojmë në seancën e ardhshme. Planifikojmë në qershor të bëjmë një takim joformal. Do të shohim nëse mund të mbajmë një takim joformal. Të tentojmë të sjellim të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor. Kemi një interes që të kemi një fqinjësi sa më të madhe. Çdo bashkëpunim rajonal, i kontribuon paqes dhe stabilitetit.” (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/02/27/mbledhja-nderqeveritare-shqiperi-mal-i-zi-rama-jemi-me-shume-se-fqinj-be-korsi-e-perbashket/

A2 CNN Livestream

Latest Videos