Balluku: Në nëntor vetëm 2% kursim energjie në rang vendi, nuk mund të ndihmojmë çdo qytetar

Nga A2 CNN
13 Dhjetor 2022, 14:14 | Ekonomi
Balluku: Në nëntor vetëm 2% kursim energjie në rang vendi,

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, tha se në muajin nëntor, në rang vendi, është kursyer vetëm 2% energji, shifër që pamundëson vijimin e mosaplikimit të çmimit të rritur të energjisë për konsumin mbi 800 kilovatorë në muaj.

“Pavarësisht se është vendosur nga enti rregullator një fashë e cila mund të futej në funksion kur të kishim vështirësi, nuk është vendosur kurrë dhe nuk është përdorur deri më sot. E gjitha kjo sepse situata është përmirësuar herë pas here. Megjithatë, duhet thënë se kursimi në muajt e parë ka qenë i konsiderueshëm. Në tetor e kemi mbyllur me 7% kursim në rang vendi, ndërsa në nëntor me 2% kursim në rang vendi. 2% është kursim i vogël që nuk na ndihmon që të vazhdojmë të mbajmë të njëjtën situatë energjetike dhe të ndihmojë çdo qytetar”, tha Balluku në një videomesazh publikuar në llogarinë e saj në Facebook.

“Sot, konsumi ditor 17800 megavatorë. Kemi përpara nesh dy javë, të festave, ku sipas historikut konsumi do të rritet ndjeshëm, nga 22-26 mijë megavatorë në ditë. Bëj thirrje që të gjithë së bashku t’i kthehemi praktikës së mirë të shtatorit duke pasur si prioritet kursimin e energjisë. Presim prurje të reja në kaskadën e Drinit, por megjithatë kursimi është çelësi i suksesit tonë. Gjatë muajit janar dhe shkurt do të fusim në punë dy anijet e prodhimit të energjisë elektrike që ndodhen në Triport (Vlorë)”, shtoi ajo.

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka vlerësuar mosrritjen e çmimeve të energjisë elektrike për abonentët familjarë dhe biznesin e vogël. Por në rast se çmimet do të vazhdojnë të jenë të rritur edhe vitin e ardhshëm, FMN këshillon nisjen e rritjes graduale të tarifave, duke mbrojtur vetëm ata më në nevojë.

https://a2news.com/2022/11/29/energjia-nga-rrebeshi-kesh-arketoi-93-milione-euro-nga-shitjet-e-teprices/

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi