Berisha: Hera e parë në histori që vota blihet hapur

Nga A2 CNN
23 Maj 2023, 12:34 | Politikë
Berisha: Hera e parë në histori që vota blihet hapur

Sali Berisha, në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike, deklaroi se në zgjedhjet vendore të 14 majit, për herë të parë në histori, vota në vendin tonë u ble hapur.

“Ky proces u karakterizua nga konsolidimi i një makinerie gjigante të blerjes së votës nga qeveria dhe mafia e saj. Ky është procesi i parë në 32 vite, që nisi me deklaratën e kryeministrit se Kodi Elektoral është një kinezeri për të. Nisur nga ky koncept, të cilin ai e shpalli nga zyra e tij në kryeministri, vetëkuptohet që zgjedhjet do të ishin një proces pa asnjë garanci ligjore, zgjedhjet do ishin një proces vullneti i një njeriu, që ligjin, Kushtetutën e zgjedhjeve, e quan një kinezeri”, deklaroi Berisha.

“Kjo është hera e parë në histori që vota nuk blihet më vetëm nën dorë, por haptaz. Publikisht, me 670 mijë zarfa, me 50 mijë lekë (të vjetra) secila, dorëzuar çdo pensionisti shqiptar. Vota u ble haptaz dhe këtë nuk e them unë, por e shpalli kryeministri Edi Rama, kur mblodhi punonjësit në kryeministri dhe i rriti rrogat. Si kurrë në histori, kryeministri mobilizoi Fondin e Pagave dhe Pensioneve për të grabitur zgjedhjet”, shtoi Berisha. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/05/22/berisha-nje-komision-po-punon-per-te-denoncuar-krimin-monstruoz-elektoral/

A2 CNN Livestream

Latest Videos