Është shumë e rëndësishme që ne jo vetëm vetë, por me çdo bashkëbisedues të bindim ç’po ndodh me ne, pse ky krim-ministër, pse për këtë krim-ministër qytetarët nuk ekzistojnë, pse ky i urren shqiptarët, çfarë e shtyn këtë?!”
Kështu u shpreh Sali Berisha këtë të hënë në një takim me strukturat drejtuese të degëve në Tiranë, teksa i referohej kryeministrit Rama. Berisha tha se shqiptarët janë me rrogat më të ulëta në rajon.
“Edhe sot tallej me kryeministrin e Malit të Zi tek i thoshte se urën do e ndërtoni ju se keni rritur rrogat. Abazoviç para dy javësh në Tiranë deklaroi se 4 vite ndenja, por rrita rrogat me 200 euro. E tha me krenari dhe ka arsye të krenohet. Dhe sot nga Shkodra, veriu, por edhe nga Tirana shkojnë e punojnë në ndërtim në Mal të Zi, kërkojnë ndonjë punë në Mal të Zi, sepse rrogat janë dyfishi i rrogave në Shqipëri.
Një përçmim se nëse t’i tjetrin nuk ke mirënjohje ndaj asaj që bën ai, ndaj djersën që derdh ai për të mbajtur familjen e tij dhe e le me një rrogë që nuk e mbyll dot muajin ti sigurisht nuk ke asnjë ndjenjë për këta njerëz. Në vitin 2013, shqiptarët kishin rrogat më të larta në rajon, përfshirë këtu dy vende anëtare të BE-së, Bullgarinë dhe Rumaninë. Sot ku jemi, sot i kemi 40 % më të ulëta se në Kosovë. Dhe në disa sektorë, edhe dy herë më të ulëta.
Buxheti i Kosovës është dy herë më i vogël se i Shqipërisë, por kryeministri dhe qeveria e Kosovës e ndjenjë se kanë detyrime ndaj qytetarëve, se ato të ardhura janë të qytetarëve dhe nuk janë të një grushti qeveritarësh hajdutë që i përdor ato si personale.
Ndaj dhe ai rrit rroga, indekson rrogat. Ju garantoj unë ju se nëse do të ishte ndjekur politika e mëparshme e rrogave dhe në të cilën ne, në dy mandate mbi dyfishuam rrogat, mbi dyfishuam pensionet e ulëta, dyfishuam pensionet e tjera, sot Shqipëria nuk do të ishte kurrë kjo që është, shqiptarët do të ishin brenda këtij vendi sepse do të kishin rroga minimumi 2-3 herë më të larta. A ka mundësi Shqipëria të paguajë qytetarët e saj të paguajë me një rrogë 2-3 herë më të lartë. Në mënyrë absolute ka, ua them unë kam qenë kryeministër. Mos harroni një gjë. U dyfishuan rrogat e arsimit, shëndetësisë, pensionet në një kohë kur po me ato para që mblidheshin u ndërtuan 11 mijë km rrugë, po me ato para që mblidheshin u ndërtuan mbi 1300 shkolla, kopshte e objekte arsimore, u ndërtuan mbi 700 ujësjellësa, kanalizime. Po me ato para, Shqipëria që kishte një internet 4.9 % arriti në 69%”, tha Berisha. (A2 Televizion)