“Shpirtin po ma merr por do të të mund”, betejat e shqiptares me IVF

Nga A2 CNN
15 Korrik 2026, 08:59 | Aktualitet

Shqiptarja e cila jeton në Amerikë, Edlira Jarua ka ndarë në rrjetet sociale rrugëtimin e saj të gjatë dhe emocional me fertilizimin in vitro (IVF), duke treguar se prej vitit 2019 vazhdon të luftojë për të zgjeruar familjen e saj.

Në një video të publikuar online, ajo i drejtohet simbolikisht pesë procedurave IVF që ka kryer, duke zbuluar se dy prej tyre kanë qenë të suksesshme, ndërsa tre kanë dështuar.

“Kam luftuar që në vitin 2019 me ty dhe vazhdoj ende. Do të vazhdoj derisa të plotësoj shpirtin tim dhe të arrij qëllimin tim. Tri herë më ke mundur”, shprehet Jarua.

Këtë rrugëtim të saj ajo e ndau në një bisedë me Dita Jonë në A2 CNN ku theksoi se megjithëse nuk ka garanci për sukses është shpresëplotë në arritjen e qëllimit të saj.

“Akoma nuk kam mbaruar me këtë rrugëtim, nuk ka asnjëherë siguri, por kam ndjesinë që së shpejti kam për të fituar ndaj “shoqes sime””, thotë ajo në A2 CNN.

Kur u pyet se çfarë e shtyn që të mos dorëzohet, ajo u përgjigj se dëshira e saj dhe e partnerit është të krijojnë një familje më të madhe.

“Kam disa embrione të krijuara nga 2023 dhe nga këta kam sjellë ën sejtë vajzën. Në prill të këtij viti pata sukses po ishte një shtatëzëni që ndaloi në fillimet e saj dhe më kanë mbetur 2 djem tashmë se këtu në SHBA lejohet përzgjedhja e gjinisë. Kemi dëshirë unë e partneri për të krijuar familje më të madhe. Embrionet i kemi. Ata që janë në këtë rrugëtim e dinë vuajtjen për të krijuar këta embrione. Dëshira ime e brendshme është që të lind edhe një fëmijë se fëmija im akoma nuk ka lindur”.

Sipas saj sfida më e madhe e fertilizimit in vitro nuk është vetëm ajo fizike apo financiare, por mbi të gjitha ngarkesa emocionale dhe psikologjike.

“Ky rrugëtim përveç anës fizike dhe ekonomike është ajo që është ëm e rëndë dhe vështirë që dorëzohen është ana emocionale dhe psikologjike. Nëse i ke të forta këto i përballon edhe dy të parat”.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos