Vlorë, sërish zjarr në lagjen “15 Tetori”

Nga A2 CNN
14 Korrik 2026, 09:23 | Aktualitet

Vlorë, sërish zjarr në lagjen “15 Tetori”

Një vatër zjarri është aktive mëngjesin e kësaj të marte në lagjen “15 Tetori”, në Vlorë.

Zjarri ka rënë në një hapësirë me pemë të llojit pishë dhe shkurre, që gjenden në disa prej shtëpive të banuara në zonën në fjalë.

Dyshohet se kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme për të pastruar atë pjesë të territorit nga barishtet dhe shkurret, por flakët po përhapen si rrjedhojë e erës, shkruan A2.

Kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po mundohen të shuajnë zjarrin.

Vlen të theksohet se është vatra e dytë aktive e zjarrit që bie në këtë zonë ditët e fundit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos