Temperaturat e larta, edhe të kësaj vere, ndjehen më pak në qytetet bregdetare. Në Vlorë, përveç turistëve, edhe vendasit kanë fatin të shfrytëzojnë detin për të gjetur freski; sidomos të moshuarit, që nuk e përballojnë dot faturën e kondicionerit.
Temperaturat kanë qenë të larta në Vlorë edhe përgjatë fundit të muajit qershor, ndërsa sipas meteorologëve është parashikuar që korriku edhe në vazhdimësi të ketë vërtetë ditë të nxehta.
Qytetarët e Vlorës, pushuesit dhe turistët, detin e kanë zgjidhjen me pak kosto që u mundëson të përballojnë muajt më të nxehtë të vitit. (A2 Televizion)