
Fluks i lartë në Qafë Thanë, radhë kilometrike në kufi këtë fundjavë.
Fluksi i lartë i automjeteve ka shkaktuar radhë kilometrike këtë fundjavë në Pikën e Kalimit Kufitar të Qafë Thanës, ku qindra udhëtarë po përballen me pritje të gjata për të kaluar kufirin, shkruan A2.
Sipas burimeve zyrtare, pala shqiptare po punon me kapacitet të plotë, duke mbajtur të hapura të gjitha sportelet në dispozicion dhe duke kryer procedurat e kontrollit të dokumenteve me ritëm të përshpejtuar. Megjithatë, numri i lartë i automjeteve dhe pushuesve që lëvizin nga Maqedonia e Veriut drejt vendit tone ka sjellë ngarkesë të madhe në pikën kufitare.
Autoritetet bëjnë apel që udhëtarët të tregojnë durim dhe, kur të jetë e mundur, të zgjedhin orare alternative për të shmangur pikat e fluksit. Pritet që lëvizjet intensive të vijojnë gjatë gjithë fundjavës, për shkak të sezonit turistik dhe kthimit të pushuesve nga bregdeti shqiptar drejt Maqedonisë së Veriut. (A2 Televizion)