Po ngarkonte dru, humb jetën 36-vjeçari në Kolonjë

Nga Artin Halili
11 Korrik 2026, 18:32 | Kronikë

Po ngarkonte dru, humb jetën 36-vjeçari në Kolonjë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kolonjë, pasi ka ndërruar jetë një 36-vjeçar teksa po ngarkonte trupa druri në një subjekt privat.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se 36-vjeçari ishte banues në Pogradec dhe punonte në një subjekt privat të licensuar për prodhimin e drurit.

Viktima ka shkuar ditën e sotme për të ngarkuar trupa druri në zonën e fshatit Kurtesh të Kolonjës, ndërsa një trup druri i është shkëputur duke e zënë poshtë.

36-vjeçari ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Nga ana e grupit hetimor po kryhen veprimet lidhur me rastin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos