Për Edi Ramën, ajo që nisi si protestë për Zvërnecin, sot pas më shumë se 40 ditësh është harruar.
“Pse është harruar? Sepse, besoj unë, shumë shpejt u kuptua që realiteti i fakteve ishte i ndryshëm nga çfarë njerëzit kishin perceptuar përmes kanaleve të dizinformimit”, tha Rama, shkruan A2.
Kryeministri tha në kampin e të rinjve socialistë në bregdetin e jugut se u kuptua që askush nuk kishte ndërmend të shiste Shqipërinë.
“Sot që flasim, edhe tani që flasim bashkë, për shkak se qeveria ka pasur një pozicion dhe ka një pozicion shumë të qartë në negociata me palën tjetër, që shteti shqiptar duhet të jetë pjesë si pronar në këtë sipërmarrje. Nuk kemi akoma një marrëveshje”, shtoi Rama.
Sqaroi edhe një herë se e beson që protestat lidhen me të përditshmen e njerëzve: “Ato arsye janë të qenësishme dhe janë të rëndësishme për t'u kuptuar dhe për t'u lexuar siç duhet”.
Por, ky nuk është mesazhi i vetëm që po përpiqet të kuptojë.
“Të kuptoj organizatorët, të kuptoj çfarë ka më shumë sesa ajo që duket”, theksoi kryeministri.
Përpos kësaj, Rama theksoi se forcat armiqësore të vendit riskojnë të manipulojnë motivin e sinqertë të protestës: “Dhe është shumë e rëndësishme që gjithësecili të kuptojë ku fillon manipulimi dhe ku fillon në mënyrë të pakuptueshme pjesa që ti, si një njeri i sinqertë në një protestë, kthehesh në një vegël pa dijeninë tënde, i forcave të tjera”.
Në fushatën e tij për të pasur sa më shumë arsye të sytë nga Shqipëria, Kryeministri veçoi edhe rëndësinë që ka mbajtja e samit të NATOS në vendin tonë: “Një mundësi tjetër për të tërhequr vëmendjen”. (A2 Televizion)