“Një tjetër akt antikushtetues” Berisha akuzon Ramën për prekjen e fondit rezervë për koncert privat

Nga A2 CNN
11 Korrik 2026, 13:37 | Politikë

Sali Berisha deklaroi se kryeministri Rama kreu një akt antikushtetues duke dhënë mbi 4 milion euro për koncertin privat të Keni West e duke prekur fondin e rezervave të shtetit. Berisha përgëzoi protestën e qytetarëve që sipas tij ekspozoi Edi Ramën në sy të botës si narkodiktator.

“Në Shqipëri skandali dhe superskandali zënë njëri-tjetrin. Edi Rama merr nga Fondi rezervë i qeverisë krijimi i të cilit bazohen bazohet në nene të qarta të Kushtetutës së Shqipërisë dhe ky fond që i është besuar atij për ta përdorë për emergjenca, urgjenca dhe raste tepër të veçanta. Këtë fond Edi Rama e ndan me Keni West. Keni West, një këngëtar i mirënjohur vetëm e vetëm për lobin, për lobingje të tij. Ky është një krim antikushtetues. Në asnjë rrethanë dhe në asnjë rast një koncerti privat nuk mund t'i jepeshin paratë e emergjencave të një vendi, apo paratë e rezervës së Këshillit të Ministrave. Edi Rama damkoset çdo ditë e më shumë si një narkodiktator për të cilin ligjet dhe kushtetuta e vendit janë një letër e vdekur.

Kryengritja e fuqishme paqësore rinore qytetare që kaloi 41 ditë me pjesëmarrjen më të më të madhe që nga vitet 90 në historinë e vendit ka fituar mbështetje dhe simpati të madhe ndërkombëtare. Libri i kuq i Edi Ramës është 750 faqe aktakuzë për 523 vepra kriminale”.

Pjesë nga bashkëbisedimi i Berishës me qytetarët

janë miratuar rezoluta nga Partia Popullore Europiane që është partia më e fuqishme politike e qeverisë Europën në mbështetje të protestës dhe do ta bëjmë këtë sepse e konsiderojmë atë lëvizjen rinore qytetare më madhështore, më të fuqishme më të rëndësishme të 35 asaj që përmbys diktaturën komuniste. Kjo lëvizje po përballet, po përballet me më të keqen e diktaturave, diktaturën e banditëve, diktaturën e Padrinos, ndaj dhe çdo shqiptar duhet ta mbështesë pa asnjë rezervë.

Bulent Tupi: Përshëndetje doktor. Nëse rilindja urbane ishte sukses historik kjo në thonjëza, pse pas 13 vitesh duhet një rilindje 2.0 për të zgjidhur të njëjtat probleme?

Berisha: Rilindja urbane u vodhën 3.2 miliard euro. 61 sheshe, se unë kisha dhënë një shifër të gabuar më parë, 61 sheshe të qytezave dhe qyteteve të Shqipërisë kanë kushtuar 3.2 miliardë euro në një kohë që në mënyrë absolute në të gjitha variantet ato nuk mund të shkojnë kurrë më shumë se 450 milionë euro maksimumi i të gjithë. Rrasa guri të nxjerra në Berat apo të nxjerra aty dhe këtu dhe të shtruara në qytete. Kjo është gjëja më e paimagjinueshme. Por tani oreksi vjen duke ngrënë. Tani duhet të vjedhin për të futur kabllot edhe po të garantoj që do jenë dhe 2 miliardë euro të tjera se ky kështu e nis me 1.5 dhe përfundon me 2 miliardë. Ky do të groposë, do të plaçkisë bashkë me bashkiakët e tij dhe këtë e ka këtë 2 miliardin, 1.5 miliardë janë elektorale se po fillojnë zgjedhjet lokale.

Kemi dy pyetje të ndryshme nga Eli Borni. Doktor, sipas jush, kush do të fitojë kampionati botëror? Mendoj se për Francën keni një pikë të dobët, por këtë herë cilën kombëtare e shihni si favorite?

Berisha: Këto që kanë dalë në çerek finale janë shumë të forta dhe absolutisht jam atë që luan më mirë, por po të fitojë Franca mirë më vjen.

Ndërsa një pyetje rikthehemi tek Partia Demokratike. Kur do të zhvillohen zgjedhjet për nënkryetarët dhe sekretarin e përgjithshëm të Partisë Demokratike nga Këshilli Kombëtar? A ka një afat konkret për përfundimin e strukturimit të drejtimit të partisë?

Berisha: Shumë faleminderit për pyetjen. Po gjysmën e dytë të javës që vjen, meqenëse mua më duhet, e kisha ndërmend gjysmën e parë, por më duhet të jem në Bruksel në një aktivitet ndërkombëtar ku mblidhet Internacionalja Demokrate e Qendrës, organizata më e madhe e partive politike në botë, në të cilën më duhet të shkoj patjetër, sepse siç e dini unë jam zgjedhur aty zëvendës presidenti i saj.

Në këtë linjë pyet edhe Toni Ndreu. Thotë, "Përshëndetje doktor Berisha. Besoj se Partia Demokratike do të hapë fushatën shumë shpejt me kryesinë e re. A do të ketë primare për kryetarët e bashkive? A do të ketë primare për deputetët që mund të shpallin kandidaturat për bashkitë?

Berisha: Të gjitha këto do i përcaktojë Këshilli i Ardhshëm Kombëtar në mbledhjet e veta, Tonin edhe shumë shpejt do fillohet përgatitja për zgjedhjet lokale.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos