Rama ndan shkrimin: Ekonomia jonë e turizmit u godit pabesisht nga terrori digjital në kulmin e sezonit

Nga A2 CNN
11 Korrik 2026, 09:38 | Politikë

Rama ndan shkrimin: Ekonomia jonë e turizmit u godit pabesisht nga terrori

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e kësaj të shtune në rrjetet sociale një shkrim në të cilin thuhet se ekonomia e Shqipërisë u godit nga terrori digjital mbi sipërmarrjet mikpritëse në kulmin e sezonit.

“Ekonomia jonë e turizmit u godit pabesisht nga terrori digjital mbi sipërmarrjet mikpritëse në kulmin e sezonit. Artikulli i Tirana Examiner shpjegon se si një organizim i motivuar politikisht u kthye në agresion ekonomik kundër vendit dhe familjeve që jetojnë me turizmin”, shkruan Rama, duke bashkangjitur shkrimin.

Sipas shkrimit të analistit Bekim Besimi, sezoni kulmor i turizmit në Shqipëri pa fushata të koordinuara negative të vlerësimeve që synonin dhjetëra biznese mikpritëse në platformat e Google (6-10 korrik).

Vlerësimet për disa prona të mëdha ranë ndjeshëm përpara se Google të verifikonte anomalitë dhe të fillonte restaurimet brenda pak ditësh, sipas raportimeve.

Incidenti nxjerr në pah dobësitë në sistemet e reputacionit online për ekonomitë e varura nga turizmi, veçanërisht gjatë sezonit të lartë kur gjenerohen shumica e të ardhurave vjetore, thuhet ndër të tjera në shkrim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos