“Review” negative, Gazetarja: Lajthitje konferenca e Policisë së Shtetit

Nga A2 CNN
10 Korrik 2026, 21:29 | Politikë

Gazetarja investigative Lindita Çela kritikoi konferencën për shtyp të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj, i cili shprehu shqetësimin për “review” negative ndaj restoranteve dhe hoteleve.

“Deklarata e Policisë së Shtetit ishte lajthitje. Që drejtori i Policisë së Shtetit të dilte në një konferencë kur ka një indicia që personalisht nuk besoj se është e bazuar në prova. E gjithë historia ka nisur para dy ditësh, në një grup të caktuar në WhatsApp. Personi ishte i pakujdesshëm dhe bëri një thirrje të caktuar, por thirrja kishte të bënte me persona që mendohet se kanë përfituar të mira publike në mënyrë jontransparente dhe konfliktuale. Kjo ishte thirrja për listën e bizneset”, tha Çela në studion e “ÇdoKënd” nga Merita Haklaj, në A2CNN.

Sipas gazetares, “sistemet e Google, kur jep review të këqija pa eksperienca personale, automatikisht i fshijnë sepse është vetë sistemi që korrigjon”.

“Mund të dilte zëdhënësi i Policisë së Shtetit, por jo drejtori. Sepse ai nuk del kur ne kemi akuza se policia ka dhunuar protestuesit në mënyrë çnjerëzore. Kam disa raste që policia po kalon në sjellje joprofesionale dhe reagimi është zero”, tha Çela. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos