
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se më 14 korrik, në Bruksel do të zhvillohet Konferenca e nëntë Ndërqeveritare Shqipëri-BE.
Kryeministri Rama ironizoi deklaratat e opozitës për bllokim të negociatave, duke shkruar se puna e tyre janë llafet, ndërsa “fjala e Qeverisë është puna”, shkruan A2.
"SHQIPËRIA NUK NDALET
Thanë negociatat u bllokuan;
thanë Samiti i NATOS u anullua;
thanë qeveria u rrëzua;
thanë ç’nuk thanë e gjë pa thënë s’do lenë, sepse puna e tyre janë llafet ndërsa FJALA JONË ËSHTË PUNA", shkruan Rama.
Kryeministri e ka shoqëruar postimin me një poster me flamingo.
(A2 Televizion)