Turizmi patriotik ka vijuar të lulëzojë dhe në këtë vit. Vetëm në dy muaj në Doganën e Morinës kanë lëvizur mbi 2 milionë shtetas. Qytetet bregdetare janë destinacionet kryesore.
Shumë të tjerë zgjedhin që të eksplorojnë edhe Parkun Kombëtar të Valbonës dhe destinacioneve të tjera turistike. Sipas drejtorit të Drejtorisë së Migracionin Kukës, Arben Alika, fluksi ka qenë në rritje në të dy anët e kufirit.
Për të shmangur radhët kilometrike apo dhe vonesat, Policia Kufitare thotë se ka shtuar kapacitetet në të gjitha pikat e kalimit kufitar të qarku.
Të dhënat flasin për një mesatare ditore prej më shumë se 40 mijë shtetas që hyjnë çdo ditë nga pika kufitare e Morinës. Muaji korrik dhe Gusht parashikohet të kenë një rritje edhe më të fortë çka është kthyer në një traditë në vitet e fundit ku bashkëkombësit zgjedhin të pushojnë në Shqipëri. (A2 Televizion)