Flakët përfshijnë një objekt në Durrës, shoqërohet një person. Banori: Është zjarrvënie e qëllimshme

Nga A2 CNN
10 Korrik 2026, 18:59 | Aktualitet

Flakët përfshijnë një objekt në Durrës,

Një objekt është përfshirë nga flakët në bulevardin kryesor në Durrës.

Një banor i zonës ka thënë për mikrofonin e A2CNN se bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme.

“Është objekti më i vjetër në Durrës. Ka qenë i banuar, por e lanë të rrënohej që ta përvetësonin. Ky është truall i fisit Goga, unë jam trashëgimtari. Është hera e dytë që i vënë zjarrin. Jam në proces gjyqësor. Kërkon ta përvetësojë kisha truallin”, tha banori.

Ndërkohë, një person është shoqëruar nga policia për të dhënë deklaratë.

Flakët përfshijnë një objekt në Durrës,

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos