“U lodh nga sëmundja ime”, 35-vjeçarja rrëfen divorcin nga partneri

Nga A2 CNN
10 Korrik 2026, 08:43 | Aktualitet

Kedi Osmani, 35 vjeç, ka ndarë në emisionin “Dita Jonë” në A2CNN historinë e saj të vështirë me sëmundjen, një rrugëtim të mbushur me vuajtje, diagnoza të gabuara dhe ndërhyrje të shumta mjekësore.

Ajo tregon se për një kohë të gjatë u trajtua për endometriozë, por më vonë rezultoi se vuante nga një sindromë tjetër e ngjashme.

Pas refuzimit nga 24 spitale, Osmani gjeti shpresë në Spanjë, ku u bë rasti i parë që arriti t’i mbijetojë kësaj gjendjeje të rrallë.

Në rrëfimin e saj, ajo pranon se problemet shëndetësore mund të kenë ndikuar edhe në divorcin me partnerin.  

Mendoj që sëmundja mund të ketë ndikuar në divorc. Sepse është e lodhshme. Ndërkohë që bëhet një operim dhe s’ke zgjidhje, pala tjetër mendon që po e ekzagjeron, apo se ke ngecur në atë situatë. Janë gjëra ku është e vështirë të pranosh se jeta jote do të jetë e tillë. E gjithë lufta bëhet për të mos u përkeqësuar. E kam pranuar. Ka qenë e vështirë, por e kam kuptuar që është harmonia ime më e mirë. Situata ime s’është gjatë gjithë kohën e rregullt, dhe shpesh herë duhet të shkoj në emergjencë. Të shohësh fëmijën tënde që për gjënë më të vogël të thotë: A je shëruar tani? Nuk është e lehtë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos