
Kryeministri Edi Rama ka pritur në Kryeministri reperin Kanye West, para koncertit të ditës së sotme në Tiranë.
Kreu i qeverisë publikoi në rrjetet sociale një klip ku tregon momente nga takimi i tij me artistin e famshëm, shkruan A2.
Rama i ka treguar reperit ambientet e brendshme të Kryeministrisë dhe pikturat, ndërkohë që duket se Rama i ka dhuruar edhe librin 'The Albanian Files'. (A2 Televizion)