Spektakli i garantuar, Franca përballë Spanjës për një biletë në finalen e madhe

Nga Dea Kozma
14 Korrik 2026, 10:48 | Futboll

Spektakli i garantuar, Franca përballë Spanjës për një

Një klasik europian për një biletë në finale Franca dhe Spanja do të përballen për herë të 39-të në histori, në një nga gjysmëfinalet më të forta të Kupës së Botës 2026.

Bilanci i përgjithshëm favorizon spanjollët me 18 fitore, kundrejt 13 të Francës, ndërsa 7 sfida kanë përfunduar në barazim. Megjithatë, në ndeshjet zyrtare diferenca është shumë më e vogël, me Francën që ka fituar më shumë duele në turnetë madhorë.

Dy ekipet vijnë pas dy përballjeve spektakolare në vitet e fundit. Spanja eliminoi Francën 2-1 në gjysmëfinalen e Euro 2024, ndërsa në Nations League 2025 fitoi 5-4 në një ndeshje me nëntë gola, shkruan A2.

Kjo do të jetë përballja e tretë radhazi mes tyre në një kompeticion madhor, duke e kthyer këtë duel në rivalitetin më të nxehtë të futbollit europian. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos