
Goli i Merinos në minutën e 88-të i siguroi Spanjës kualifikimin në gjysmëfinalen e Botërorit.
Një fitore e merituar për iberikët, edhe pse erdhi vetëm në minutat e fundit.
Dëmtimi i portierit belg, Thibaut Courtois gjithashtu rezultoi vendimtar, pasi ai u zëvendësua nga Lemmens, i cili nuk arriti ta kontrollonte topin e goditur nga Cubarsi, duke i lejuar Merinos të shënonte golin e fitores.
Në pjesën e parë, Fabian Ruiz kishte shënuar për Spanjën (30’), ndërsa Charles De Ketelaere kishte barazuar për Belgjikën (41’).
Ndeshja gjysmëfinale Spanjë-Francë do të luhet të marten, në orën 21:00, në Dallas. (A2 Televizion)