All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Biden: Ndërhyjmë ushtarakisht nëse Kina pushton Tajvanin

Nga A2 CNN
23 Maj 2022, 12:52 | Bota
Biden: Ndërhyjmë ushtarakisht nëse Kina pushton Tajvanin
All - Paragraf - 1

Kina po flirton me rrezikun. Ky është paralajmërimi i lëshuar nga presidenti amerikan, Joe Biden, për vendin komunist lidhur me synimet që ka ndaj Tajvanit dhe për provokimet e shpeshta me avionët luftarakë dhe manovra ushtarake. Kreu i Shtëpisë së Bardhë, duke folur nga Japonia, u zotua se do të ndërhynte edhe ushtarakisht për të mbrojtur shtetin ishull nëse sulmohet, një ndryshim i qartë nga politikat afatgjata të Shteteve të Bashkuara për rajonin.

“Ne kemi një qëndrim të prerë bashkë me Japoninë dhe vendet e tjera që të mos lejojmë atë të ndodhë dhe pritshmëria ime është se nuk do të ndodhë, nuk do të tentohet”, tha Biden

All - Paragraf - 3

Ai hoqi dhe një paralele mes Tajvanit dhe luftës së Rusisë në Ukrainë. “Pajtohemi me politikën e Kinës së Bashkuar. Kemi nënshkruar këtë dhe të gjitha marrëveshje shoqëruese prej andej. Por ideja që mund të merret me forcë, nuk është e përshtatshme. Do të trazonte të gjithë rajonin dhe do të ishte veprim i ngjashëm me atë që po ndodh në Ukrainë”.

Kjo deklaratë e presidentit amerikan nxiti reagimin e ashpër të Kinës, duke theksuar se SHBA nuk ka asnjë të drejtë të mbrojë pavarësinë e Tajvanit. Shtëpia e Bardhë sqaroi se nuk ka një ndryshim të politikave sa i përket kësaj çështjeje, përkundër asaj që tha Biden në Japoni.

Kina e konsideron Tajvanin një provincë autonome, e cila duhet të ribashkohet me atdheun. Por ishulli ka qeverinë e tij të zgjedhur në mënyrë demokratike dhe një ushtri prej 300 mijë trupash aktive. I quajtur zyrtarisht Republika e Kinës, shteit në ishull u formua nga nacionalistët e strehuar aty në përfundim të luftës civile - të zhvilluar pas Luftës II Botërore - në përfundim të së cilës komunistët morën pushtetin në Kinë. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos