Bie aksidentalisht nga lartësia, humb jetën 52-vjeçari nga Tirana

Nga A2 CNN
20 Janar 2023, 12:20 | Kronikë
Bie aksidentalisht nga lartësia, humb jetën 52-vjeçari nga

Një 52-vjeçar nga Tirana ka humbur jetën në një aksident të ndodhur sot në fshatin Letan të Elbasanit.

Sipas informacioneve, shtetasi Gj.B, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia ne vendin e quajtur “Gurorja”, duke mos i shpëtuar plagëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos