Sondazh: Cilat janë aktivitetet tuaja gjatë fundjavës?
  • Sport 13%
  • Me miqtë dhe familjen 53%
  • Rri në shtëpi 33%

Gjendet pas 48 orësh autori i masakrës së Maine

Nga A2 CNN
28 Tetor 2023, 08:40 | Bota

Gjendet pas 48 orësh autori i masakrës së Maine

Personi që vrau 18 persona dhe plagosi 13 të tjerë në Maine të Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë kësaj jave, është gjetur i vdekur ditën e premte.

Autoritetet lokale kishin dy ditë që po e kërkonin autorin e masakrës, i cili kishte vrarë veten në pyll.

Robert Card qëlloi me armë zjarri ndaj personave që ndodheshin në një sallë boulingu dhe më pas banorët e Maine kaluan 48 orë paniku duke mos e ditur se ku ndodhej ky person i armatosur.

Guvernatorja e Maine, Janet Mills, tha se ky është momenti për “t’u qetësuar, pasi tani e dimë që ai nuk përbën më një kërcënim”.

40-vjeçari i cili kreu masakrën verën e kaluar ishte shtruar në një spital për personat me probleme mendore. Shtrimi në spital ndodhi pasi Card pretendonte se dëgjonte zëra dhe kërcënoi se do të hapte zjarr në bazën e Gardës Kombëtare Saco.

Kjo ishte vrasja e 36-të masive që nga fillimi i vitit në SHBA. Të paktën, 188 persona humbën jetën në këto ngjarje. Për Shtetet e Bashkuara, ky është numri i dytë më i madh i vrasjeve dhe vdekjeve masive në një vit të vetëm: vetëm 2019 kishte regjistruar një numër më të madh ngjarjesh të këtij lloji.

 

 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani