Burri më i vjetër në botë jeton në Porto Riko

Nga A2 CNN
1 Korrik 2021, 11:29 | Lifestyle

Emilio Flores Márquez, një ish-fermer i kallamit të sheqerit nga Porto Riko, është zyrtarisht burri më i vjetër në botë, pasi është bërë pjesë e Librit të Rekordeve Guinnes.

Ai lindi në qytetin verilindor Carolina më 8 gusht të vitit të largët 1908. “Babai më rriti me dashuri. Ai gjithmonë na thoshte që të ndajmë gjithçka me të tjerët, të bëjmë mirë. Përveç kësaj, Krishti jeton me mua”, ka thënë Emilio Flores Márquez i cili është 112 vjeç e 326 ditë.

Márquez mori këtë vend në Librin e Rekordeve Guinness pas vdekjes së rumunit Dumitru Comănescu vitin e kaluar, në moshën 111 vjeç e 219 ditë.

Ndërkohë, personi më i vjetër në botë është një japonezja Kane Tanaka, e cila ka lindur më 2 janar 1903 dhe aktualisht është 117 vjeçe e 41 ditë.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu