Ceremonia e dekorimit të Presidentit Bill Klinton

Nga A2 CNN
3 Korrik 2023, 19:31 | Politikë
Ceremonia e dekorimit të Presidentit Bill Klinton

Po zhvillohet përpara Kryeministrisë ceremonia e dekorimit të presidentit amerikan Bill Klinton me “Yllin e mirënjohjes për arritjet publike”.

Nën masa të rrepta sigurie qindra njerëz janë grumbulluar në sheshin përpara Kryeministrisë për të ndjekur një ngjarje që vlerëson dhe nderon presidentin e 42 amerikan, i cili njihet dhe për rolin e tij vendimtar në çlirimin e Kosovës.

Të pranishëm në këtë ceremoni solemne janë të pranishëm dhe zyrtarë të lartë, ministra, përfaqësues të trupi diplomatik, gazetarë.

https://youtu.be/7s7Pr0Mhaoc

Bie në sy prania e kandidatit dhe ish-kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili shoqërohej nga disa deputetë të opozitës që e mbështesin.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ndonëse i ftuar në këtë ceremoni, nuk mundi të ishte pranishëm për arsye shëndetësore, për të cilat nuk pati detaje të mëtejshme nga Presidenca.

Një personazh që tërhoqi vëmendjen duke u pozicionuar në sheshin përpara Kryeministrisë ishte dhe Alex Soros, djali i filantropistit George Soros, i cili tashmë ka marrë dhe drejtimin e fondacionit “Shoqëri e Hapur”.

Policia e Shtetit ka qenë në gatishmëri të plotë për mbarëvajtjen e kësaj vizite, duke bllokuar dhe disa akse kryesore rrugore në kryeqytet.

https://a2news.com/2023/07/03/rama-shpreh-admirimin-per-presidentin-klinton-e-kam-ndjekur-dhe-studiuar-me-ka-frymezuar/
https://a2news.com/2023/07/03/klinton-dhe-lidhja-me-shqiptaret-ish-presidenti-qe-ndali-luften-ne-kosove/

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi