Çështja McGonigal, Berisha: Do të bashkëpunojmë me Kongresin amerikan

Nga A2 CNN
3 Shkurt 2023, 12:45 | Politikë
Çështja McGonigal, Berisha: Do të bashkëpunojmë me

Sali Berisha u bëri thirrje shqiptarëve që të marrin pjesë masivisht në protestën e parashikuar më 11 shkurt. “Unë u them shqiptarëve se ky njeri çdo ditë që rri në pushtet, rri për t’ju vjedhur ju dhe pasurimin e tij. Ky njeri deklaroi se nuk do të shkojë në parlament dhe për këtë fajësoi opozitën, e cila kërkoi në mënyrën më legjitime debat me mocion për aktin e tij të shëmtuar”, tha Berisha në konferencën e përjavshme për mediat.

“Por kjo është për parlamentin. Po në qeveri, a e dini ju se nga 48 mbledhje qeverie në vit, Edi Rama udhëheq me Ballukun. Ai ka kryesuar vetëm 19 mbledhje. Por shqiptarët nuk kanë votuar për Ballukun. Kjo nuk ndodh në asnjë vend. Po t’i analizojmë ato 19 mbledhje, të gjitha janë për plaçkitje dhe interesa personale. Tani deklaron se nuk do të shkojë as në parlament. U bëj thirrje shqiptarëve, më datë 11 ta krrejmë nga detyra atë person, atë parazit, atë hajdut që nuk ka asnjë normë dhe standard. Këtë njeri që bën 137 udhëtime me avion personal, duke harxhuar 22 milionë euro, duke shtuar këto rrogat e personelit të ‘Ismailit’, milionat shtohen edhe më shumë, se ai ka një personel të gjerë në shërbim të kryeministrit. Pra, duhet të largohet menjëherë dhe sa më shpejt”.

Berisha tha se çështja “McGognigal” - lidhja e ish-drejtuesit të FBI-së me Kryeministrin Rama - përbën  aktin më të shëmtuar në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane. “Dëshminë më flagrante për Edi Ramën si njeri, që nuk ka asnjë normë morale, asnjë parim, asnjë princip dhe që është i aftë të ndërmarrë çdo akt për llogari të karriges së tij, minimumi, për të mos thënë se ka edhe shkaqe që nuk i dimë”, tha Berisha.

Duke qenë se edhe Partia Demokratike ka kërkuar ngritjen e një komisioni hetimor për këtë çështje, Berisha tha se do të bashkëpunojë me Kongresin Amerikan. “Edi Rama nuk mund të qëndrojë duke mohuar dhe duke mashtruar shqiptarët se nuk ka lidhje me mua. Nuk mund të mohojë kur emri i tij është 14 herë në aktpadi. Ndërkohë u depozitua në parlament kërkesa për hetim parlamentar, e firmosur nga 43 deputetë. Ata kanë deklaruar se nuk do e pranojnë, por i garantoj shqiptarët se komisioni do ngrihet dhe Edi Rama do largohet nga pushteti. Komisioni do të japë një kontribut të madh në hetimin e këtij problemi. Gjetjet e tij do ia përcjellë autoriteteve të SHBA-së. Sikundër komisioni do të përpiqet, në rrugë zyrtare, të vendosë lidhje edhe me komisionin e Kongresit të SHBA-së, për të hetuar me gjetje dhe fakte të shumta”, tha Berisha.

“Këtu McGonigal është përdorur nga Edi Rama për qëllime nga më të ndryshmet. Duhet të saktësohet se çfarë arsye kanë pasur takimet e tij me SPAK-un e partisë, çfarë kërkesash ka shtruar McGonigal në SPAK-un e partisë ndaj kundërshtarëve të Edi Ramës? Kush e shoqëronte atë? Cilat janë lidhjet? Komisioni hetimor parlamentar është jetik për Shqipërinë. Kjo është një ngjarje nga më të rëndat në historinë e vendit”.

https://a2news.com/2023/02/03/ceshtja-mcgonigal-new-york-times-zbardh-detajet-e-hetimit/
https://a2news.com/2023/02/03/ceshtja-mcgonigal-pd-nese-refuzohet-kerkesa-per-komision-hetimor-e-dergojme-ne-kushtetuese/
https://a2news.com/2023/02/03/ceshtja-mcgonigal-kongresi-amerikan-nis-hetimet-kerkon-informacione-per-ish-zyrtarin-e-fbi/
https://a2news.com/2023/01/24/kontakte-me-oligarkun-rus-dhe-ish-punonjesin-e-inteligjences-shqiptare-per-cfare-akuzohet-ne-shba-ish-zyrtari-i-fbi-charles-mcgonigal/

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Debat nga Alba Alishani