Çifti në Filipine vijon me dasmën pavarësisht përmbytjeve nga tajfuni Doksuri

Nga A2 CNN
1 Gusht 2023, 11:17 | Bota
Çifti në Filipine vijon me dasmën pavarësisht

Një çift në Filipine kanë vijuar me ceremoninë e dasmës, pavarësisht se i gjithë vendi ishte përmbytur për shkak të tajfunit Doksuri të dielën.

Në videon e publikuar në rrjet, nusja shkon drejt altarit duke ecur përmes dyshemesë së përmbytur të kishës. Në të njëjtën situatë gjenden edhe të ftuarit dhe familjarët, disa prej të cilëve kanë veshur edhe çizme.

Ceremonia u mbajt në Kishën Barasoain, në Malolos.

Tajfuni Doksuri, i njohur në zonë si Egay, ose tajfuni Falcon, ka sjellë shira të rrëmbyeshëm në rajon duke shkaktuar përmbytje në shumë pjesë të provincës Bulacan. (A2 Televizion)

https://twitter.com/BBCWorld/status/1686287575873368064?s=20

A2 CNN Livestream

Latest Videos