Manchester City dhe veçanërisht sulmuesi i tij Erling Haaland triumfuan dje në përballjen kundër Lajpzig-ut, duke thyer një seri rekordesh falë rezultatin 7-0, 5 nga të cilët të shënuar nga fenomeni norvegjez.
Por në një ndeshje turpëruese për gjermanët, serish ka vend për polemika, deri diku të justifikuara.
Në minutën 33 të pjesës së Parë, kur rezultati ishte 2-0 për britanikët por kualifikimi ishte ende i hapur, një kundërsulm i gjermanëve arrin deri në afërsi të portës me mesfushorin Konrad Laimer, i cili nuk prek dot topin sepse rrëzohet nga kontrasti i portierit Ederson, i cili në mënyrë shumë të gabuar del nga zona e rreptësisë.
Të gjithë presin një karton të kuq për anglezët, dhe një lojë që mund të ketë ende surpriza. Por këtu arbitri slloven Slavko Vincic vendos mos të shoh asgjë, duke i dhënë kartonin e verdhë lojtarëve gjermanë si Werner që protestonin me të drejtë. (A2 Televizion)