Pamje dramatike, momenti kur shpëtohet Rozalinda, e mbajtur peng nga Nertil Buzi

Nga A2 CNN
25 Korrik 2026, 14:23 | Kronikë

A2 CNN ka siguruar pamjet e momentit kur Rozalinda Plaka shpëtohet nga policia teksa mbahej peng nga Nertil Buzi të premten. Vajza shihet teksa është lënë jashtë makinës me të cilën Buzi e kishte marrë peng, ndërsa një efektiv i policisë afrohet për ta larguar nga aty. Pas 9 orësh negociata, 35-vjeçari do të vriste veten, duke mbylli me një bilanc prej 3 viktimash ngjarjen tragjike.

Në orët e para të mëngjesit të së premtes, Nertil Buzi vrau pas një konflikti ish-vjehrrin e tij dhe la të plagosur ish-vjehrrën. Pas disa orësh në sallën e operacionit, 51-vjeçarja nuk ia doli të mbijetojë në luftën me plagët e marra duke ndërruar jetë.

Ekipet RENEA mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe së bashku me Drejtorinë e Policisë së Fierit nisën negociatat me Nertil Buzin, i cili pas të shtënave me armë rrëmbeu ish të fejuarën. Fillimisht, 35-vjeçari la të lirë ish të fejuarën dhe kërcënoi se do të vriste veten.

Nëntë orë negociata nuk mjaftuan që Nertil Buzi të dorëzohej te autoritetet, duke u vetëvrarë me po të njëjtën armë që kreu krimin. Ky është automjeti ku 35-vjeçari qëndroi në arrati për më shumë se 9 orë.

Menjëherë pas ngjarjes reaguan edhe prindërit e Nertil Buzit, duke thënë se shkak i konfliktit ishin një shumë e konsiderueshme parash.

Nertil Buzi dyshohet për të shkuar kriminale edhe në Londër, pasi në vitin 2022 u mbajt peng nga disa persona për 12 ditë, duke i kërkuar familjes Buzi shumën prej 400 mijë paund në këmbim të lirisë së tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos