Deklarata e Biden për largimin e Putin, Shtëpia e Bardhë: Nuk ishte thirrje për ndryshim regjimi

Nga A2 CNN
27 Mars 2022, 07:56 | Bota
Deklarata e Biden për largimin e Putin, Shtëpia e Bardhë: Nuk

Presidenti i SHBA Joe Biden deklaroi me forcë të shtunën se presidenti rus Vladimir Putin nuk mund të qëndrojë në pushtet, por i menjëhershëm ishte reagimi i Shtëpisë së Bardhë e cila tha më më pas se kjo nuk ishte një thirrje për ndryshim regjimi.

"Për hir të Zotit, ky njeri nuk mund të qëndrojë në pushtet," tha presidenti në përfundim të një fjalimi të mbajtur në kështjellën mbretërore në Varshavë.

“Qëndrimi i Presidentit ishte se Putini nuk mund të lejohet të ushtrojë pushtet mbi fqinjët e tij apo rajonin. Ai nuk po diskutonte fuqinë e Putinit në Rusi apo ndryshimin e regjimit”, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë dhe më herët se largimi i Putinit nga pushteti nuk ishte qëllimi i tyre.

"Për ne, nuk ka të bëjë me ndryshimin e regjimit. Populli rus duhet të vendosë se kush dëshiron t'i udhëheqë," tha Sekretari i Shtetit Antony Blinken në fillim të këtij muaji.

Edhe Kremlini zyrtar reagoi për këtë deklaratë të presidentit amerikan, shumë pranë kufirit ukrainas, duke thënë se drejtuesit në Rusi nuk i zgjedh Biden, por populli rus. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos