Dhuna në familje, dyfishohen referimet në prokurorinë e Durrësit

Nga A2 CNN
30 Nëntor 2022, 15:35 | Sociale
Dhuna në familje, dyfishohen referimet në prokurorinë e

Rastet e dhunës në familje gjithnjë e më shumë po njohin rritje të ndjeshme në Durrës, paralelisht me to edhe denoncimet pranë organeve ligjzbatuese. 261 raste janë referuar në prokurori gjatë periudhës janar-nëntor 2022 për veprën penale të dhunës në familje, shifër kjo që është dyfish më e lartë sesa e njëjta periudhë e viti të kaluar.

Nëpërmjet instalacionit të vendosur këtë herë në ambientet e Komisariatit të Policisë së Durrësit, që simbolizon Rozafatin e murosur në kala, ashtu edhe gjinia femërore muroset nga propaganda mohuese, doktrinat e trashëguara dhe nga disa ligje të padrejta që ka vendosur vetë njeriu. Dhe për këtë arsye, bëhet apel për të qenë më shumë njerëzorë.

Fatkeqësisht, dhuna kundër grave dhe vajzave vijon të mbetet pa raportuar plotësisht për shkak të mosndëshkimit, stigmës dhe turpit. Sipas të dhënave në vitin 2022, 6 gra kanë humbur jetën dhe mbi 4 mijë gra e vajza kanë denoncuar dhunën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos