Dhunimi i anëtarëve të familjes Kaçi nga efektivi i Gardës dhe të afërm të tij, reagon Lindita Nikolla

Nga A2 CNN
30 Korrik 2023, 19:06 | Kronikë
Dhunimi i anëtarëve të familjes Kaçi nga efektivi i

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla ka reaguar për herë të parë për ngjarjen e dhunshme të ditës së sotme në Hamallaj, ku efektivi i Gardës së Republikës, Martin Nikolli, me të afërm të tij, dhunuan 2 anëtarë të familjes Kaçi.

Përmes një reagimi në Facebook, Nikolla shprehet se ngjarja e ndodhur në Hamallaj është e dënueshme. Ajo shton se inkurajon organet ligj-zbatuese të zbardhin sa më parë ngjarjen dhe të dënohet kushdo që ka gisht në ngjarje.

“Ngjarja e ndodhur sot në Hamallaj, ku është përfshirë efektivi i Gardës së Republikës (që nga viti 2006) Martin Nikolli është e dënueshme. Dëshiroj të përshëndes Policinë e Shtetit për ndalimin e menjëhershëm të personit në fjalë dhe të inkurajoj organet e drejtësisë për zbardhjen sa më të shpejtë të ngjarjes dhe dënimin e kujtdo që ka gisht në këtë rast flagrant, pavarësisht pozicionit ku ka shërbyer deri më sot. Në të njëjtën kohë, solidarizohem plotësisht me familjen Kaçi dhe i siguroj se institucionet e Republikës janë të angazhuara dhe në krye të detyrës për t’i ofruar të gjithë mbrojtjen që parashikon ligji”. (A2 Televizion)

Reagimi i Lindita Nikollës
https://a2news.com/2023/07/30/2-familje-ne-hamallaj-sherr-per-pronen-punonjes-i-gardes-perdor-armen-e-sherbimit-dhe-qellon-ne-ajer/
https://a2news.com/2023/07/30/qelloi-ne-ajer-me-armen-e-sherbimit-ne-sherrin-familjar-balla-perjashton-gardistin-video-nga-sherri/

A2 CNN Livestream

Latest Videos