Dorështrëngim i gjatë dhe buzëqeshje. Këtë pritje të ngrohtë i rezervoi presidenti rus, Vladimir Putin, mikut të tij komunist, diktatorit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, në kozmodromin Vostoçni. Shefi i Kremlinit më pas u shndërrua në një guidë duke i prezantuar liderit mik raketat hapësinore dhe bazën e lëshimit të tyre. Diktatori la një shënim në librin e të ftuarve, pasi shoi kureshtjen për madhësinë e raketave. (A2 Televizion)