Një 8-vjeçar nga Bolivia, i frymëzuar nga filmi "Spider Man", ka dalë në rrugët e qytetit në kërkim të merimangave deri sa më në fund e ka gjetur një tillë. Bëhet fjalë për një merimangë helmuese më të fortë se helmi i gjarprit me zile.
Teksa e ka marrë në dorë insektin e frikshëm, ka pritur deri në pickimin e saj, por "magjia" për t’u shndërruar në “njeriun merimangë” nuk ndodhi.
Ndërsa nuk ka qenë në dijeni për rrezikshmërinë që ajo përmbante, vogëlushi ka shkuar në shtëpi, por ka filluar të pushtohej nga dhimbje të forta, por refuzonte t'i tregonte familjes së tij për atë çfarë kishte bërë.
Nëna e tij e ka gjetur në një gjendje të rënduar në dhomën e tij dhe e ka çuar menjëherë në urgjencë.
Fatmirësisht, djali është përmirësuar e më pas iu kërkua të shpjegonte se si arriti ta përballonte pickimin dhe pranoi se kjo ishte me dëshirë pasi "dëshironte të bëhej Spider-Man". (A2 Televizion)