Kanë vijuar, përgjatë gjithë natës, bombardimet e avionëve rusë në disa rajone të Ukrainës.
Sipas të dhënave nga autoritetet ukrainase, sulmet ishin përqendruar në Zaporizhzhia, ndërkohë që në alarm kanë qenë dhe 5 qytete të tjera, ku u aktivizua dhe mbrojtja ajrore.
Deri në këto momente, raportohet për 7 civilë të vrarë në Pokrovsk dhe 57 të lënduar, ndërkohë që një humbje jete u regjistrua dhe në Zaporizhzhia.
Nga ana tjetër, Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë ukrainase ka bërë dhe bilancin e viktimave në anën e armikut që prej 24 shkurtit të vitit të kaluar.
Zyrtarët ukrainas flasin për mbi 250 mijë rusë të vrarë në luftime, ndërkohë që 540 u eliminuan vetëm në 24 orët e fundit. (A2 Televizion)