"Më dhemb qafa dhe shpina", a po tërhiqet Elon Musk nga beteja në ring me Zuckerberg?

Nga A2 CNN
7 Gusht 2023, 22:01 | Bota

Mark Zuckerberg ka propozuar 26 gushtin si datën kur mund të zhvillohet beteja në ring midis tij dhe Elon Musk.

CEO i “Meta” në një postim që ka bërë në aplikacionin Threads ka deklaruar se është “gati” për një dyluftim, por ka theksuar se ende nuk ka marrë konfirmimin nga pronari i ish-Twitter (X).

Manjatët e mediave sociale kanë shkëmbyer foto në internet për javë të tëra që kur Musk sugjeroi se ishte gati për një betejë në ring kundër Zuckerberg.

Të dielën, Musk njoftoi se ndeshja e tyre do të transmetohej drejtpërdrejt në platformën X (ish-Twitter), por sot ai "trazoi ujërat" duke thënë se mund t'i duhej t'i nënshtrohej një operacioni përpara se të ndeshej me Zuckerberg, duke nënvizuar se ka probleme me qafën dhe shpinën.

Për shkak të këtyre postimeve është ende në dyshim data e saktë kur do të zhvillohet kjo sfidë.

Nesër do të bëj një grafi të qafës dhe pjesës së sipërme të shpinës. Mund t'i nënshtrohem një ndërhyrje kirurgjikale përpara se të ndodhë beteja. Do ta mësojmë këtë javë”, shkroi Musk.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi