Pasi la gruan, kryeministri kanadez vishet me rozë dhe shikon Barbie-n me të birin

Nga A2 CNN
7 Gusht 2023, 21:14 | Bota
Pasi la gruan, kryeministri kanadez vishet me rozë dhe shikon Barbie-n me

Justin Trudeau është bërë kryefjalë e mediave sërish, katër ditë pasi njoftoi ndarjen e tij tronditëse nga gruaja Sophie Grégoire Trudeau pas 18 vitesh martesë.

Kryeministri kanadez është shfaqur në krah të djalit të tij adoleshent Xavier në kinema, teksa të dy presin të shohin filmin Barbie që ka mbërthyer publikun anembanë botës.

Por ajo çka ra në sy ishte veshja e tyre rozë. 51-vjeçari postoi foton në Instagram dhe Twitter.

Në postim, Trudeau dhe djali i tij shihen para një posteri të Barbie në kinema, me kryeministrin kanadez që ka veshur një hoodie ngjyrë rozë, ndërsa Xavier një t-shirt fosforeshent me ngjyrën rozë të ndezur.

Mbishkrimi mbi foton ishte: "Ne jemi ekipi Barbie", duke iu referuar në dukje trendit "Barbenheimer" - me filmat e suksesshëm Barbie dhe Oppenheimer që shfaqen në të njëjtën ditë dhe përballen me njëri-tjetrin në kinematë anembanë botës.

Udhëheqësi i Partisë Liberale rrallë ndan fotografi të fëmijëve të tij në rrjetet sociale, por me postimin e fundit ka treguar se ka një lidhje të ngushtë baba-bir me më të madhin e fëmijëve.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Loneta Progni