Ukraina heq simbolet sovjetike nga statuja e “Mëmëdheut” mbi Kiev, reagon Kremlini

Nga A2 CNN
7 Gusht 2023, 17:35 | Bota

Ukraina ka finalizuar me sukses një nismë për të hequr tabelat e epokës sovjetike nga një monument në majën e kodrës në Kiev, duke i zëvendësuar ato me stemën e tyre.

Lëvizja e Kievit zyrtar shihet si një përpjekje për të luftuar që të ripohojnë identitetin e tyre kulturor përballë pushtimit të presidentit rus Vladimir Putin.

Autoritetet në kryeqytet u kujdesën javën e kaluar që të zëvendësojnë simbolin sovjetik të çekiçit dhe draprit - në mburojën e Monumentit të Atdheut - me simbolin që gjendet në stemën e Ukrainës.

Ne besojmë se ky ndryshim do të jetë fillimi i një faze të re në ringjalljen e kulturës dhe identitetit tonë, refuzimin përfundimtar të simboleve dhe narrativave sovjetike dhe ruse”, tha ministria ukrainase e kulturës.

Operacioni njëjavor për çmontimin e shenjave ruse përfundoi më 6 gusht, sipas ministrisë.

Monumenti, një statujë 102 metra e lartë që ngrihet mbi zonën përreth, është prej çeliku. Ndërtimi i tij filloi në vitin 1979 dhe tregon një grua që mban në njërën dorë një shpatë dhe në tjetrën një mburojë të zbukuruar me simbolin sovjetik të çekiçit dhe draprit.

Por nisma e Ukrainës për ndërrimin e simboleve ka hasur në pakënaqësinë e Rusisë. Kjo pasi që kur nisi pushtimin në shkurt 2022, Putin sugjeroi se Ukraina nuk kishte të drejtë të ekzistonte si një shtet i pavarur, duke identifikuar pjesën lindore të vendit si "tokat e lashta ruse".

Në këtë linjë ishte edhe reagimi i Ministrisë së Jashtme ruse pas zëvendësimit të simboleve në monumentin në Kiev, duke thënë në një deklaratë se "nëna nuk mund të riemërohet".

"Në Kiev, një simbol tresh u instalua në monumentin ‘Mëmëdheu’", shkroi zëdhënësja e ministrisë, Maria Zakharova në Telegram.

Fushata e qeverisë ukrainase për të ndryshuar emrin ndërkombëtar nga Kievi rus në Kievin ukrainas ishte pjesë e përpjekjeve të paraluftës nga qeveria ukrainase për të hequr qafe emrat e vjetër sovjetikë dhe për të krijuar një ndjenjë më të fortë të identitetit kombëtar. Ky është i gjithë thelbi i regjimit të Kievit dhe kiborgëve të udhëhequr prej tij. Nëna nuk mund të riemërohet. Ajo është një. Dhe e vetmja gjë që mund të bësh me të është të duash. Dhe ata nuk e dinë se si", shtoi ajo më tej. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos