Sondazh: Si e vlerësoni terapinë në çift?
  • E kam provuar, e dobishme 25%
  • E padobishme 0%
  • S' e di,nuk e kam provuar 75%

Monitoronte çdo lëvizje, arrestohet spiunia ruse që hartoi planin për vrasjen e Zelensky-t

Nga A2 CNN
7 Gusht 2023, 16:41 | Bota
Monitoronte çdo lëvizje, arrestohet spiunia ruse që hartoi

Policia në Ukrainë njofton se ka arrestuar një grua, e cila dyshohet se po planifikonte një sulm ajror rus të projektuar për të vrarë presidentin Volodymyr Zelenskyy.

Gruaja akuzohet se po përpiqej të zbulonte se ku dhe kur po udhëtonte presidenti përpara një ndalese që ai kreu kohët e fundit në rajonin ukrainas të Mykolaiv.

Nuk është plotësisht e qartë se kur po përgatitej komploti, por Zelenskyy vizitoi Mykolaiv-in për herë të fundit më 27 korrik.

Forcat ruse, deri më tani, nuk kanë arritur të pushtojnë kryeqytetin e rajonit të Mykolaiv. Megjithatë, qytet-porti jugor mbetet një objektiv për sulmet ajrore.

Edhe furnizimi me ujë i tij është ndërprerë që nga prilli i vitit të kaluar, për shkak të konfliktit. Sakaq, gjatë udhëtimit të tij, Zelenskyy vizitoi spitalet dhe foli me mjekët, fëmijët dhe ushtarët e plagosur.

SBU-ja ukrainase sqaroi më tej se gruaja e ndaluar filmoi po ashtu vendndodhjet e objekteve ukrainase, duke përfshirë sistemet e luftës elektronike dhe depot e municioneve, përpara se të kapej nga autoritetet teksa përpiqej t'ia kalonte informacionet inteligjencës ruse.

Autoritetet sqarojnë se e dyshuara ishte një informatore ruse që jetonte në qytetin ukrainas të Ochakiv, por nuk konfirmojnë nëse kemi të bëjmë me një shtetase ruse apo ukrainase.

Gruaja në fjalë më parë kishte qenë e punësuar si shitëse në një dyqan të një prej njësive ushtarake të rajonit.

Zëdhënësi i SBU Artem Dekhtiarenko pohoi në një deklaratë për mediat se gruaja e arrestuar ishte monitoruar prej tyre "për të dokumentuar veprimet kriminale dhe për të marrë informacione të reja rreth drejtuesve të saj rusë dhe detyrave që ajo kishte marrë".

Nëse shpallet fajtore, ajo do të vuajë një dënim me 12 vite burg.

Sakaq, autoritetet ukrainase pretendojnë se kanë penguar tentativa të shumta për vrasjen e Zelenskyy-t që nga fillimi i pushtimit rus vitin e kaluar.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani