Sondazh: Sa prezent është aktiviteti fizik në përditshmërinë tuaj?
  • Çdo ditë 43%
  • Tre herë në javë 21%
  • Vetëm në fundjavë 7%
  • Asnjëherë 29%

Shkon të festojë ditëlindjen në Rodos të Greqisë, 24-vjeçarja vdes duke i rënë pianos

Nga A2 CNN
7 Gusht 2023, 08:27 | Bota
Shkon të festojë ditëlindjen në Rodos të Greqisë,

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rodos të Greqisë, ku një 24-vjeçare ka humbur jetën tragjikisht teksa po festonte ditëlindjen e saj në miqtë e saj në një hotel në ishullin grek.

Sipas mediave greke, e reja, e cila sapo kishte marrë diplomën, në një moment u ngrit për të luajtur piano, por aty u rrëzua papritur pa ndjenja.

Miqtë dhe stafi i hotelit njoftuan menjëherë ambulancën, ndërsa një mjek i zonës mbërriti për t’i dhënë ndihmën e parë, por pavarësisht masazhit kardiak, 24-vjeçarja nuk shpëtoi.

Mësohet se, ende nuk dihet shkaku i vdekjes, ndërsa do të jetë autopsia ajo që do e përcaktojë.

A2 CNN Livestream

A2 Business