Sondazh: A ju shqetëson lënia në harresë e Bibliotekës Kombëtare?
  • Po 100%
  • Jo 0%
  • Nuk më intereson 0%

Fabrika e riciklimit përfshihet nga flakët, tymi i zi shkakton ndotje mjedisore

Nga A2 CNN
7 Gusht 2023, 08:13 | Bota

Situatë alarmante mjedisore në New Mexico në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për shkak të zjarrit që përfshiu një fabrikë të riciklimit të materialeve plastike.

Zjarri me përmasa të mëdha shkaktoi dëme materiale, ndërkohë që dhjetëra zjarrfikës nga disa konte dhe ushtarakë të bazës ajrore të Kirtland, po punojnë për shuarjen e flakëve, të cilat kanë lëshuar një tym të zi në qiell, shumë të rrezikshëm për shëndetin.

Për momentin nuk raportohet për persona të lënduar, por autoritetet kërkojnë nga banorët pranë fabrikës së riciklimit të largohen për disa ditë për shkak të ndotjes së ajrit.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli