Sondazh: A duhet të zbatohet leja menstruale në Shqipëri?
  • Po 56%
  • Jo 33%
  • Nuk e di 11%

Shpërthim i fortë në Turqi, dhjetë të plagosur

Nga A2 CNN
7 Gusht 2023, 16:03 | Bota
Shpërthim i fortë në Turqi, dhjetë të plagosur

Një shpërthim i fortë ka ndodhur në Turqi. Shpërthimi ka ndodhur në zonën e portit Derince, në provincën e Kocaelit, një qytet në juglindje të Stambollit.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, personeli mjekësor dhe policia. Të paktën dhjetë persona u plagosën, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Shpërthimi shkaktoi një re të trashë tymi dhe pluhuri.

 "Ne besojmë se shpërthimi ndodhi si rezultat i ngjeshjes së pluhurit gjatë transferimit të grurit nga anijet në kapanonet e TMO", deklaroi guvernatori.

Ditari A2 CNN