Erdogan gati të ndërmjetësojë armëpushimin Ukrainë-Rusi, vritet në luftime ish-deputeti

Nga A2 CNN
7 Gusht 2023, 11:21 | Bota
Erdogan gati të ndërmjetësojë armëpushimin

Presidenti rus Vladmir Putin mund të vizitojë homologun Rexhep Taip Erdogan në fund të këtij muaji, bëjnë të ditur mediat turke, teksa Ankaraja përpiqet të rikthejë marrëveshjen e grurit në Detin e Zi. Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve në Rusi, Ria Novosti e cila citon një burim të administratës se Ankarasë, gjatë bisedimeve me Vladimir Putin, Erdogan ka ndërmend të propozojë arritjen e një armëpushimi të parakohshëm.

Siç thuhet, presidenti turk do të ofrojë ndërmjetësimin e paqes, duke mbështetur teorinë se nuk do të ketë fitues në luftë. Burimi e cilëson Erdogan si të vetmin lider botëror që gëzon besimin e plotë të Putin dhe Zelenskit.

Rusia sakaq, bëri të ditur se synimi I saj është të kontrollojë territoret që janë tanimë të fiksuar në kushtetutën e Federatës Ruse. Këtë e tha zëdhënësi I Kremlinit Dimiti Peskov. “Moska nuk dëshiron të ankesojë rajone të tjera në Ukrainë, por vetëm të kontrollojë të gjtiha territoret që janë aktualisht të përfshira në Kushtetutën tonë”, tha ai.

Rusia i referohet, gadishullit të Krimesë, I aneksuar në vitin 2014, dhe 4 rajoneve që aneksoi përmes një referendumi vitin e kaluar; Kherson, Zaporizhia, Luhansk dhe Donjetsk. Ukraina e ka bërë të qartë se nuk do të lëshojë asnjë centimetër nga territori I vet, ndërsa ka shprehur synimet për të rimarrë edhe Krimenë.

Shpërthime të shumta u sinjalizuan në disa ura që lidhin Krimenë me pjesë të tjera të rajonit të Ukrainës, dhe në rajonin e pushtuar të Kherson. Në videomesazhin e fundit, presidenti Volodymyr Zelensky falwnderoi partnerët për mbrojtjen e qiejve të Ukrainës, ndërsa bëri të ditur se sistemet e mbrojtjes ajrore të SHBA dhe Gjermanisë po prodhojnë rezultate të rëndësishme.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi