Polonia do të dërgojë edhe 1000 trupa shtesë në kufirin me Bjellorusinë

Nga A2 CNN
7 Gusht 2023, 17:43 | Bota
Polonia do të dërgojë edhe 1000 trupa shtesë në kufirin

Roja kufitare e Polonisë i ka kërkuar qeverisë që t’i hapë rrugë dërgimit të 1000 trupave të tjera në kufirin me Bjellorusinë, për të trajtuar më me kujdes një rritje të raportuar të tentativave për të kaluar ilegalisht aty.

Shërbimi pretendon se të paktën 19,000 njerëz janë përpjekur të kalojnë kufirin e gjatë 402 kilometra gjatë këtij viti, nga 16,000 që provuan në 2022.

Shërbimet kufitare polake regjistruan rreth 3,900 përpjekje për të kaluar ilegalisht kufirin vetëm në muajin korrik, që përkon me kohën kur shefi i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin njoftoi se nisur filluar stërvitjen e ushtrisë bjelloruse për t'u bërë ushtria e dytë më e mirë në botë.

Ministria polake e mbrojtjes ka dërguar tashmë mbi 1000 trupa në kufi, e nxitur nga shqetësimet për praninë e grupit mercenar Wagner brenda shtetit pro-rus.

Trupa të tjera u dërguan javën e kaluar aty, pasi dy helikopterë bjellorusë hynë për pak kohë në hapësirën ajrore polake gjatë një seancë stërvitore, por aq mjaftoi për të alarmuar autoritetet në Varshavë.

Ndërkaq, Instituti për Studimin e Luftës thotë se Wagner ka kryer ushtrime stërvitore në një kamp në Brest, qyteti i gjashtë më i madh në Bjellorusi, i cili ndodhet disa qindra metra nga kufiri polak.

Por si OKB ashtu edhe Shtëpia e Bardhë kanë këmbëngulur vazhdimisht se nuk ka shenja të besueshme që Wagner paraqet ndonjë rrezik real për Poloninë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos