Mbi 700 mijë hektarë pyje të djegura, Spanja në gatishmëri për një valë të tretë të të nxehtit

Nga A2 CNN
7 Gusht 2023, 19:39 | Bota
Mbi 700 mijë hektarë pyje të djegura, Spanja në

Tre zjarret që dogjën më shumë se 10,000 hektarë pyje në fundjavë në Spanjë janë nën kontroll, por pjesa më e madhe e vendit është në gatishmëri, për shkak se është parashikuar që të nisë vala e tretë e të nxehtit.

Shumë provinca të Andaluzisë, Castilla-La Mancha dhe Extremadura janë vënë në alarm, me temperaturat që pritet të arrijnë në 43°C. Pothuajse e gjithë Andalucia dhe Extremadura, si dhe pjesa jugore e Castilla-La Mancha, janë në alarm të kuq përballë rrezikut, ndërsa një alarm portokalli është në fuqi në pjesën tjetër të rajoneve.

Kjo valë e tretë e të nxehtit, që prek të gjithë Gadishullin Iberik, do të zgjasë deri të enjten dhe pason një fundjavë të ngarkuar për zjarrfikësit spanjollë.

Katalonja dhe Andaluzia janë dy rajonet e Spanjës më të prekura nga thatësira që favorizon shfaqjen dhe përhapjen e zjarreve.

Më shumë se 700,000 hektarë janë djegur në Spanjë që nga fillimi i vitit, një shifër e vogël krahasuar me 3,000,000 hektarët e shkatërruar në vitin 2022.

Ekspertët besojnë se shtimi i episodeve të valëve të të nxehtit, si dhe kohëzgjatja dhe ashpërsia e tyre, janë pasojë e ndryshimeve klimatike.

Spanja, 75% e territorit të së cilës kërcënohet nga shkretëtirëzimi, sipas OKB-së, është vendi i Evropës Perëndimore më i kërcënuar nga fenomeni.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi