Sondazh: Sa prezent është aktiviteti fizik në përditshmërinë tuaj?
  • Çdo ditë 43%
  • Tre herë në javë 21%
  • Vetëm në fundjavë 7%
  • Asnjëherë 29%

Kinemaja në zi, ndahet nga jeta regjisori i "The Exorcist"

Nga A2 CNN
7 Gusht 2023, 20:09 | Bota
Kinemaja në zi, ndahet nga jeta regjisori i "The Exorcist"

Kinemaja në zi për vdekjen e William Friedkin. Regjisori i filmit klasik horror “The Exorcist”, u nda nga jeta në moshën 87-vjeçare në Los Angeles. Fituesi i çmimit të Akademisë, Friedkin arriti suksesin mbi të gjitha me “The Exorcist”, një film i vitit 1973. Filmat e tjerë të tij të famshëm përfshinin thrillerin e krimit “The French Connection”, i cili fitoi pesë çmime Oscar, përfshirë regjisorin më të mirë.

Vdekja u njoftua nga gruaja e tij, ish-producentja dhe drejtuesja e studios Sherry Lansing, ndërsa mesazhet ngushëlluese nga të famshmit filluan të përhapen në rrjetet sociale.

I konsideruar si një nga regjisorët më të admiruar të viteve shtatëdhjetë, filmi i fundit i Friedkin është "Killer Joe", i vitit 2011. Në vitin 2013 ai mori Luanin e Artë për Arritje të Përjetshme në Venecia.

A2 CNN Livestream

A2 Business