Të paktën pesë persona u vranë dhe 18 u plagosën nga një sulm rus në një ndërtesë banimi në Pokrovsk, Donetsk Oblast. Sipas presidencës ukrainase, forcat ruse kanë nisur dy sulme me raketa në qytetin e Pokrovsk, rajoni i Donetskut dhe kanë goditur një ndërtesë banimi.
Në një postim në Telegram, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka shpërndarë një video të pasojave të sulmit.
“Fatkeqësisht, ka viktima. Ekipet e shpëtimit dhe të gjitha shërbimet e nevojshme janë në vendngjarje. Ne duhet të ndalojmë terrorin rus dhe Moska do të mbahet përgjegjëse për gjithçka që ka bërë në këtë luftë të tmerrshme", theksoi ai. (A2 Televizion)