Trafiku i lëndëve nakotike ishte kthyer në një “biznes” për një familje shqiptare në Belgjikës, 10 anëtarët e të cilës u vunë në pranga pak kohë më parë, ndërsa së fundmi është dhënë dënimi.
Mediat belge bëjnë të ditur se gjatë një operacioni të ushtruar nga policia belge në Sint-Niklas janë bllokuar katër makina dhe 32,000 mijë euro, të cilat janë vërtetuar se janë përftuar përmes aktivitetit të paligjshëm.
Gjatë kontrollit në shtëpitë e tyre në Sint-Niklaas u gjetën sasi të mëdha kokaine e kanabis. Droga ishte futur në kuti në garazh. Dy pjesëtarëve të familjes , Gëzim L. dhe Martin L. ju është dhënë dënimi me 5 vite burg , ndërsa ata do të paguajnë në një gjobë prej 8 mijë eurosh,
Ndërkohë vëllai tjetër i dy vëllezërve Erlind L, mori një dënim me 4 vite burg dhe një gjobë prej 8,000 euro.
Mësohet se të afërmit e tjerë u dënuan me nga dy vite burg, por bashkë me dënimin ata do të paguajnë edhe një gjobë financiare, duke përjashtuar të pandehurin e fundit, ndaj të cilit gjykata vendosi një gjobë prej 1600 eurosh.
Bëhet e ditur se pjesë e grupit ishin edhe dy motrat e familjes, të cilat bashkëpunuan me drejtësinë belge dhe për këtë gjykata vendosi t’i lirojë nga akuzat . (A2 Televizion)